Lajme

Lajme nga Oda

OTKT mirëpriti delegacionin nga Shoqata e Biznesmenëve Sipërmarrës nga Kocaeli

08.05.2025

Delegacioni i biznesit i kryesuar nga Hasan Kaya, Kryetar i Shoqatës së Biznesmenëve Sipërmarrës ATİK, realizoi një vizitë në Odën Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) dhe në Zyrën e Këshillit të Tregtisë.

Delegacioni u prit nga Këshilltarja Tregtare Seda Ulukaya dhe Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së, Meriton Sunduri, të cilët i informuan për klimën e të bërit biznes në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutuan në mënyrë të ndërsjellë çështje të rëndësishme si ekonomia e Kosovës, partnerët tregtarë dhe investues, ambienti investiv në vend, mundësitë e bashkëpunimit me kompanitë kosovare, legjislacioni tatimor, si dhe sektorët prioritarë për investime.

U theksua gjithashtu se OTKT dhe Zyra e Këshillit të Tregtisë shërbejnë si pika kontakti të rëndësishme për të gjithë ata që duan të bëjnë biznes në Kosovë, duke ofruar përvoja praktike dhe këshilla të dobishme për bizneset.

--