29.09.2022 - Sekretari i përgjithshëm i Odës Tregtare Kosovaro Turke dhe Ekspertja e Ekonomisë Oaza Binçe morrën pjesë në takimin e organizuar nga Aktiviteti i USAID-it ‘’Integriteti i Komunave të Kosovës’’ me përfaqesues të Odave Ekonimike dhe përfaqesues të sektorit privat. Gjatë takimit është cekur se ky aktivitet do të punojë në adresimin e sfidave afatgjata në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve të kualitetit të dobët nga Qeveria e Kosovës, duke përmirësuar menaxhimin e financave publike, me fokus në prokurimin komunal, dhe duke përforcuar mekanizmin e llogaridhënies brenda dhe jashtë institucioneve, përmes shoqërisë civile, sektorit privat dhe medieve.