19.03.2021 – OTKT, në një deklaratë të dhënë për Radion Evropa e Lirë, foli rreth investimeve turke të cilat përbëjnë një vend të rëndësishëm në Kosovë, ku bëri të ditur se investimet e drejtpërdrejta turke në Kosovë deri në fund të vitit 2020 kapin vlerën prej 372.4 milion Euro, ndërsa investimet kumulative Turke në Kosovë janë rreth 435.6 milion Euro.
Në deklaratën e dhënë nga OTKT u përmend se përveç investimeve, Turqia është një nga partnerët kryesorë tregtarë në Kosovë dhe se është partneri i dytë më i madh i importit në Kosovë në vitin 2019 dhe 2020.
Efektet e dukshme të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis dy vendeve, e cila hyri në fuqi më 1 Shtator 2019, po ashtu u përmendën. OTKT deklaroi se ndër efektet më të rëndësishme të marrëveshjes ishin eksportet e Kosovës në Turqi të cilat krahasuar me një vit më parë në vitin 2020 u rritën me 38.75% dhe se një numër i produkteve të Kosovës arritën të hyjnë në tregun turk për herë të parë.