30.06.2021 - Oda Tregtare Kosovaro Turke festoi 13 vjetorin e saj të themelimit me një ceremoni të mbajtur në hotelin Emerald. Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke Abdurrahman Balkiz në fjalimin e tij tha se Kosova është një vend tërheqës për të investuar. Balkiz bëri të ditur se kompanitë turke në Kosovë kanë investuar rreth 400 milionë Euro dhe kanë siguruar punësim për rreth 10 mijë kosovarë. Ndërsa Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë, njëkohësisht Kryetari i Nderit i OTKT-së Çağrı Sakar theksoi mirënjohjen e tij ndaj OTKT-së për kontributin e saj të dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis Turqisë dhe Kosovës. Edhe Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, i cili mori pjesë në këtë ceremoni falënderoi anëtarët e OTKT-së për kontributet e tyre në ekonominë e Kosovës.
Oda Tregtare Kosovaro Turke u themelua më 1 korrik 2008 në Prishtinë me iniciativën e përbashkët të njerëzve të biznesit turq dhe kosovar. Në këtë ceremoni të organizuar me rastin e themelimit të 13 të OTKT-së, përveç anëtarëve të OTKT-së, morën pjesë përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të institucioneve publike, organizata ekonomike si dhe përfaqësues të sektorit privat.