02.12.2021 - Oda Tregtare Kosovaro Turke mori pjesë në takimin me temë “Qasja e ndërmarrjeve në shërbimet financiare dhe kushtet” e mbajtur në Bankën Qendrore. Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se në janar do të fillojnë praktikat lehtësuese për komisionet që aplikojnë bankat komerciale për pranimin dhe shkëmbimin e monedhave. Është mirëpritur trajtimi i kësaj kërkese nga ana e bizneseve nga Banka Qendrore.
Nga ana tjetër, Sekretar i Përgjithshëm i OTKT-së Esin Muzbeg tha se me uljen e normës të interesit të kredive në krahasim me vitet e kaluara, nuk ka pasur reagime kundërta nga bizneset për vështirësi në qasjen e shërbimeve financiare. Muzbeg u shpreh gjithashtu se do të ishte e rëndësishme nxitja e përdorimit të mekanizmave ndërmjetësues (pagesa kundrejt dokumenteve- cash against documents, pagesa me letër garancioni - letter of credit) që bankat mund të bëjnë në transaksionet e importit dhe eksportit si të bizneseve ashtu edhe të sektorit bankar.