Lajme

Lajme nga Oda

OTKT ka mbajtur mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve

05.03.2024


Dje, në Klan Arena, (05.03.2024) Oda Tregtare Kosovaro Turke organizoi mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve. Në mbledhje u miratuan raportet e aktivitetit të periudhës së kaluar, raporti financiar dhe buxheti i vitit të ardhshëm. Në takim, përveç anëtarëve të OTKT-së, morën pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Prishtinë Tunç Angılı si dhe këshilltarja e tregtisë Gözde Eroğlu.

Në fjalimin e tij, ambasadori Tunç Angılı theksoi se OTKT është një platformë e rëndësishme që ka pak shembuj e cila është lobuese e tregtisë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të barabartë. Angılı, tha se OTKT, mund të jetë aktive edhe në qytete të tjera të Kosovës në periudhën e ardhshme dhe se kompanitë kosovare mund të kenë rol mbështetës në vizitat e tyre në Turqi. Nga ana tjetër, duke folur për mundësinë e organizimit të një forumi të biznesit ekonomik ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në vitin 2024, Angılı tha se do të mund të promovohen projektet energjetike të ofruara nga Kosova dhe projektet e infrastrukturës që do të realizohen për Olimpiadën Mesdhetare 2030.

Ndërsa Kryetari i OTKT-së , Abdurrahman Balkız, deklaroi se Turqia ishte një partner i rëndësishëm tregtar për Kosovën në vitin 2008, kur edhe u themelua Oda, por kishte një vëllim më të ulët tregtar ndërmjet dy vendeve. Ai tha Turqia në atë kohë ishte në top 5-shen e marrëdhënieve investuese dhe tregtare për Kosovën, Balkız tha se sot është partneri i parë në marrëdhëniet tregtare dhe renditet e para në marrëdhëniet investuese. Balkız poashtu bëri të ditur se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë solli një vrull në marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve dhe vuri në dukje se fushëveprimi i saj duhet të zgjerohet dhe përditësohet. Kryetari i OTKT-së , Balkız tha se biznesmenët turq e shohin Kosovën si një portë për në Evropë dhe një vend të sigurt për të bërë biznes dhe theksoi rruga për zhvillimin e marrëdhënieve investuese dhe tregtare mes dy vendeve është e hapur dhe kërkoi që këto mundësi të vlerësohen.

Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduri falënderoi të gjithë, veçanërisht anëtarët e bordit, që e vlerësuan dhe besuan atë për këtë detyrë duke theksuar se do të vazhdojë përpjekjet për të çuar përpara vizionin e Odës. Sunduri gjithashtu falënderoi të gjithë anëtarët e rij që iu bashkuan Odës gjatë kësaj periudhe. Ai theksoi se ka për synim rritjen e Odës, dhe se do të mbajnë gjithmonë të gjalla marrëdhëniet mes Odës dhe anëtarëve të saj. Duke iu referuar Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, Sunduri vuri në dukje se nga ajo përfitojnë kompanitë e të dyja vendeve. Sunduri tha se kontaktet me kompanitë kosovare që punojnë me Turqinë do të shtohen dhe rëndësi e veçantë do t'i kushtohet çështjeve tregtare dhe takimeve sektoriale mes Turqisë dhe Kosovës.

Në Kuvendin e Përgjithshëm të OTKT-së, Sekretari i Përgjithshëm i Odës Esin Muzbeg prezantoi aktivitetet e Odës si dhe raportet financiare. Ndërsa Ekspertja ekonomike Oaza Binçe ka bërë një analizë duke paraqitur treguesit ekonomikë të vendit. Pas mbledhjes së Kuvendit të darkën e organizuar morri pjesë Sergiy Maslichenko, Drejtori i Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë.

Ky aktivitet u mbështet nga anëtari i Bordit të OTKT-së Banka Kombëtare Tregtare – BKT.