12.02.2020 - Oda Tregtare Kosovaro Turke me datën 11 Shkurt 2020, në Hotelin Emerald organizoi Mbledhjen e Kuvendit të Anëtarëve. Në mbledhje përveç anëtarëve të Odës morri pjesë edhe Ambasadori i Republikës Turqisë në Prishtinë njëkohësisht edhe Kryetar Nderi i Odës Tregtare Kosovaro Turke Çağrı Sakar.
Hapjen e fjalimit e bëri Kryetari i Odës Abdurrahman Balkız, i cili tregoi që prej vitit 2008 deri më tani OTKT- ja ka vazhduar me aktivitetet e saj në tërheqjen e investimeve dhe rritjen e vëllimit tregtar mes dy vendeve. Balkiz, duke theksuar se Marrëveshja e Tregtisë së Lirë që është shumëpritur, vitin e kaluar hyri në fuqi, tha se pavarësisht nga një vrazhdësi në praktikë, Marrëveshja siguroi mundësi të mira për të dyja palët. Kryetari i Odës Abdurrahman Balkiz e uroi qeverinë e re të Kosovës duke shprehur nevojën për t'i dhënë përparësi politikave ekonomike të cilat do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik. Duke folur për aktivitet e Odës dhe për marrëdhëniet ekonomike me Turqinë, ai tregoi se janë duke punuar për ta bërë OTKT-në një pikë kontakti për biznesmenët turq dhe ata kosovar. Balkiz poashtu shtoi se ndër aktivitetet më të rëndësishme që do të bëhen në vitin 2020, janë programet e trajnimeve për sektorin privat dhe rininë. Ai foli për projektet e përgjegjësisë sociale dhe solidaritetit të Odës dhe deklaroi se Oda do të jap mbështetje financiare për një vit me radhë për fëmijët jetimë të dy vëllezërve nga Gjilani që humbën jetën në tërmetin në Shqipëri. Kryetari i OTKT-së Balkiz poashtu theksoi se dhe Oda synon ta vazhdojë këtë mbështetje edhe në vitet e ardhshme nëse është e mundur.
Ambasadori i Republikës Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar shprehin dëshirën e tij në thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Turqisë. Sakar tha se është takuar me qeverinë e re dhe i vlerëson takimet shumë pozitive. Ai poashtu tregoi se tregtia mes Turqisë dhe Kosovës është mjaft e zhvilluar dhe duke shpresuar për zhvillim të mëtutjeshëm me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, theksoi se eksportuesit kosovarë nuk mund të marrin aksione të mjaftueshme nga këto marrëdhënie tregtare. Ambasadori Sakar i ftoi prodhuesit kosovar për të eksploruar tregun turk dhe për këtë temë deklaroi se OTKT-ja mund të jetë një pikë e kontaktit. Ambasadori theksoi se në Turqi çdo vit, organizohen rreth 500 panaire dhe se për të krijuar lehtësim në pjesëmarrjen e anëtarëve të OTKT-së, bëri të ditur se pjesëmarrësve iu mundësohet mbulimi i akomodimit në Turqi dhe shumë mbështetje të tjera . Gjithashtu Sakar, shtoi se për rritjen investimeve turke në Kosovë duhet të punohet sa më shumë. Ambasadori i Republikës Turqisë në Prishtinë, Çağrı Sakar poashtu foli edhe për grupet dhe individët e lidhur me FETO-n, duke thënë se ne nuk duhet t'i lejojmë këto grupe që të dëmtojnë marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe bëri paralajmërime për këto grupe.
Pas fjalimeve hyrëse, Sekretari i Përgjithshëm i OTKT-së, Esin Muzbeg prezantoi anëtarëve raportin vjetor të vitit 2019 dhe ngjarjet e planifikuara për vitin 2020. Duke thënë se OTKT synon të zgjerojë marrëdhëniet rajonale, Muzbeg deklaroi se shërbimet e Odës do të rriten me rritjen e kapacitetit të Odës. Ai bëri të ditur se përveç aktiviteteve rutinore, për këtë vit synohet organizimi i programeve dhe seminareve për rininë dhe për bizneset vogla dhe të mesme. Me miratimin e raporteve vjetore dhe pasqyrave financiare, përfundoi mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OTKT-së.