Lajme

Lajme nga Oda

OTKT, në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit diskutoi botën e biznesit dhe tregun e punës

16.05.2024


Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) ka takuar studentë dhe profesorë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike – Departamenti i Teknologjive Informative dhe Komunikimit në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit.

 Në aktivitetin e mbajtur më 16 Maj të mërkurën, përveç studentëve, morën pjesë edhe prorektori

Serdan Kervan si dhe profesorë të fakultetit si Engül Galo, Berkant Başa dhe Yucel Sipahi. Pas fjalës hyrëse të zv.rektorit Serdan Kervan, Sekretari i Përgjithshëm i OTKT-së Esin Muzbeg bëri një prezantim gjithëpërfshirës për Odën, ekonominë e vendit dhe investimet direkte nga Turqia. Më pas, pjesëmarrësit u ndalën në çështjet e punësimit dhe kërkesat e sektorit privat.

 OTKT deklaroi se është e gatshme të ndihmojë në ofrimin e mundësive të praktikës në kompanitë anëtare të Odës për studentët që studiojnë në departamente të ndryshme, veçanërisht në Departamentin e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit.