Oda Tregtare Kosovaro Turke, së bashku me Këshillin e Tregtisë, pranoi delegacionin nga Shoqata ASRIAD. Delegacioni i kryesuar nga kryetari i ASRIAD, İbrahim Cemil Yıldız u mirëprit nga këshilltarja tregtare Gözde Eroğlu dhe drejtori ekzekutiv i OTKT-Së Meriton Sunduri.
Në takim u bisedua për bashkëpunimin dypalësh. KëshilltarjaTregtare Gözde Eroğlu foli për marrëdhëniet ekonomike të dy vendeve dhe shpjegoi shërbimet që Këshilli i Tregtisë i ofron për botën e biznesit.
Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduri tregoi për strukturën dhe aktivitetet e Odës.
Ndërsa Kryetari i ASRIAD Cemil Yıldız foli për anëtarët e kësaj organizate dhe përpjekjet e tyre për të zhvilluar bashkëpunimin rajonal.
Të gjitha institucionet shprehën dakordësinë e tyre për përmirësimin e bashkëpunimit.