14.09.2022 - Departamenti i Industrisë, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me mbështetje nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), ka organizuar takimet me Grupet Tematike për vazhdimin e procesit të hartimit të Strategjisë për zhvillimin e industrisë dhe mbështetje të bizneseve (Politika Industriale) 2030, ku nga Oda Tregtare Kosovaro Turke morrën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Odës Esin Muzbeg dhe Ekspertja e Ekonomisë Oaza Binçe .
Katër grupet tematike të shtjelluara gjatë takimeve 4 ditore ishin:
-Rritja industriale, produkte me vlerë të lartë të shtuar, zinxhirët kombëtarë të vlerës.
- Grupit Tematik: Tregtia dhe Investimet në prodhim.
-Grupit Tematik: Punësimi në industri.
- Grupit Tematik: Industria rrethore dhe e gjelbër.