30.06.2020 –Oda Tregtare Kosovaro Turke organizoi një darkë lamtumire për Koordinatorin e TIKA në Kosovë z. Hasan Burak Ceran si dhe Këshilltarin e Tregtisë z. Onur Tekyıldız. Në këtë darkë përveç Bordit të Drejtorëve të OTKT-së, pjesëmarrës ishte edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë njëkohësisht Kryetari i Nderit i OTKT-së z.Çağrı Sakar. Në këtë organizim temë diskutimi ishte bashkëpunimi ndërinstitucional. Kryetari i Odës z. Abdurrahman Balkız, falënderoi koordinatorin e TIKA z. Hasan Burak Ceran si dhe Këshilltarin e Tregtisë z. Onur Tekyıldız për shërbimet dhe bashkëpunimet gjatë misionit të tyre në Kosovë. Në emër të Odës, Kryetari i Nderit i OTKT-së, i nderuari ambasadori Z. Çağrı Sakar prezantoi dhuratat për z.Ceran si dhe z. Tekyıldız.