13.07.2020 - Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke Abdurrahman Balkiz së bashku me Nënkryetarin Ayhan Demirkiran si dhe Sekretarin e Përgjishëm Esin Muzbeg vizituan Koordinatorin e ri të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Cihan Dincer i cili sapo ka filluar detyrën e tij në Kosovë.
Në këtë takim, Kryetari i Odës, Abdurrahman Balkız foli rreth aktiviteteve të OTKT-së dhe dha informacione në lidhje me ekonominë e vendit dhe investimet kryesore turke në Kosovë. Balkiz tha se vendi ka një strukturë të re, dinamike, inovative dhe lehtësisht të integruar.
Ndërsa Koordinatori i TIKA-s në Kosovë Cihan Dinçer shprehu kënaqësinë e tij të bashkëpunojë me institucione siç është Oda Tregtare Kosovaro Turke dhe theksoi se TIKA do të vazhdojë mbështetjen e saj në projekte zhvillimi dhe projekte që krijojnë punësim, ku deklaroi se do të përpiqen t'i zbatojnë ato në përputhje me nevojat e vendit.
Të dyja palët u dakorduan për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellët.