30.04.2021 – Sekretari i Përgjithshëm i Odës Tregtare Kosovaro Turke Esin Muzbeg si dhe ekonomistja Berna Safçı, vizituan zyrat e TIKA-s në Prishtinë. Në takimin me Koordinatorin e TIKA-s në Kosovë Cihan Dinçer dhe ekspertin lokal Blerim Karabaxhak, u diskutua rreth realizimit të programeve të trajnimeve të certifikuara për sektorin privat.
Si rezultat i konsultimeve me anëtarët e OTKT-së , u identifikuan programet e trajnimit që mund të zbatoheshin dhe midis tyre ishin Blerja dhe Menaxhimi i Furnizimit, Burimet Njerëzore, Trajnimi i Sistemit të Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë si dhe Trajnimi i punonjësve të jakës blu