Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) ka pritur mbrëmë një delegacion biznesi nga Turqia. Nënkryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran, anëtari i Bordit të Drejtorëve Suat Bakkal si dhe Këshilltarja Tregtare në Ambasadën Turke në Prishtinë Gözde Eroğlu, mirëpritën ish-deputetin Rifat Sait si dhe biznesmenët Bekir Bikliç, Burhaneddin Yıldız, Gökhan Özyaniz dhe Serhat Albayrak. Biznesmenët deklaruan se synojnë të tregtojnë në vendet e Ballkanit, veçanërisht në Kosovë, duke prezantuar bizneset dhe grupet e produkteve që përfaqësojnë. Në anën tjetër Nënkryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran dhe këshilltarja tregtare Gözde Eroğlu folën për mjedisin e biznesit në Kosovë. OTKT prezantoi udhëzuesin e investimeve të përgatitur për investitorët e huaj dhe prezantimin mbi ekonominë kombëtare.