Lajme

Lajme nga Oda

OTKT në Forumin e Biznesit Türkiye- Kosovë foli për mjedisin investues në Kosovë

04.06.2024

OTKT në Forumin e Biznesit Türkiye- Kosovë foli për mjedisin investues në Kosovë

Pas prezantimeve dhe diskutimeve në dy panelet organizuara në kuadër të Forumit të Biznesit Türkiye- Kosovë është vazhduar me sesionin përmbyllës. Ky sesion filloi me një video-prezantim i përgatitur nga OTKT, përmes të cilit u vu në pah historia, bukuritë natyrore, ekonomia e Kosovës si dhe sektorët e përfaqësuar nga Oda Tregtare Kosovaro Turke. Më pas, Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduri bëri një prezantim ku tregoi qëllimin dhe misionin Odës. Sunduri foli për treguesit ekonomikë, sektorët dhe mjedisin investues në vend. Sunduri foli edhe rreth investimeve turke në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe dhe marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, duke tërhequr vëmendjen për trendin e rritjes së bashkëpunimit ekonomik.