29.04.2021 – Në takimin online të datës 29 Prill 2021 të titulluar "Përfaqësuesi ynë i Prishtinës takon botën e biznesit" e organizuar nga Ministria e Tregtisë e Republikës së Turqisë folës ishin Këshilltarja Tregtare e Ambasadës Turke në Prishtinë, znj. Gözde Eroğlu, Kryetari i OTKT-së njëkohësisht Anëtari i Bordit të BKT-së z. Abdurrahman Balkız, Nënkryetari i OTKT-së si dhe CEO i Atlantik Group, z.Ayhan Demirkiran, Nënkryetarja e Bordit të Drejtorëve të Özer Conveyor Band A.Ş znj. Merve Ozer Yilmaz si dhe Drejtori i Zhvillimit të Biznesit i kompanisë Guris A.S. z. Erdal Şahin.
Këshilltarja Tregtare e Ambasadës Turke në Prishtinë, znj. Gözde Eroğlu dhe anëtarët e Odës folën për mjedisin e biznesit në Kosovë, situatën ekonomike, marrëdhëniet tregtare dhe investuese me Turqinë dhe mundësitë e të bërit biznes të ofruara në Kosovë. Në fund të takimit anëtarët tanë iu përgjigjën pyetjeve të shtruara atyre nga pjesëmarrësit e takimit.