01.12.2021 - Ekspertja e ekonomisë Berna Safçı, përfaqësoi Odën Tregtare Kosovaro Turke në vizitën e saj në Bankën Qendrore së Kosovës. Safçi në takimin e realizuar me Edona Sekiraqa, eksperte nga Departamenti i Statistikave dhe Blerina Bajri Eksperte për Vlerësimin e Investimeve Huaja të Bankës Qendrore të Kosovës informoi ekspertët për aktivitetet e OTKT-së. Safçı ka marrë informacione nga ekspertët për metodat e matjes së investimeve të huaja në Kosovë, vlerësimin e investimeve kumulative dhe për vlerën e investimeve totale nga Turqia si dhe vendet tjera në Kosovë. Bajri nga BQK-ja duke folur për kontributet ekonomike të investitorëve turq në vendin, tregoi se ata gjithmonë e kanë ndihmuar Bankën Qendrore me informacione transparente në studimet e vlerësimit të investimeve dhe se përgjigjet e deklaruara nga investitorët turq gjithmonë përputhen me dokumentet dhe llogaritë bankare. Bajri tha se kanë marrë mbështetje dhe trajnime nga Banka Qendrore të Republikës së Turqisë (TCMB) për Bankën Qendrore të Kosovës dhe shtoi se janë gjithmonë të gatshëm për bashkëpunim ndërinstitucional. Në anën tjetër, Safçi falënderoi ekspertët për informacionin shpjegues që i dhanë dhe shprehi dëshirën për rritjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Ajo tha se Oda është gjithmonë e gatshme të ndihmojë në çështjet që kanë të bëjnë me Turqinë.