Lajme

Lajme nga Oda

OTKT dhe OAK Diskutojnë Mundësitë e Bashkëpunimit

24.11.2020

24.11.2020 - Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) vizitoi Odën Tregtare Kosovaro Turke (OTKT). Në takim temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet të dy Odave. Në takim nga ana e OTKT-së pjesëmarrës ishin Kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız, Nënkryetari Ayhan Demirkıran si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Odës Esin Muzbeg ndërsa nga OAK pjesëmarrës ishin Anëtari i Bordit njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i OAK Diamant Elshani, Anëtari i Bordit Hysni Zogaj si dhe koordinatorja e OAK Qëndresa Ibrahimi. Temë e takimit ishin edhe çështjet e promovimit, aktiviteteve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy Odave. Në takim po ashtu u fol rreth bashkëpunimit me Turqinë me theks të veçantë rreth panaireve dhe programeve edukative. Si hap i parë, të dyja palët ranë dakord të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për të përcaktuar mundësitë dhe kornizën e bashkëpunimit.