23.12.2020 - Sot, Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) dhe Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi. Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar nga Kryetari i OTKT Abdurrahman Balkız dhe Kryetari i OAK Skënder Krasniqi do të mundësojë ndarjen e përvojave ndërmjet dy Odave, bashkëpunimin e ndërsjellët, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, aktiviteteve të lobimit për çështje me interes të përbashkët për kompanitë anëtare.
Kryetari i OTKT Abdurrahman Balkız, Anëtari i Bordit Meriton Sunduri dhe Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg në vizitën e tyre në OAK u mirëpritën nga Kryetari i OAK Skënder Krasniqi, Sekretari i Përgjithshëm Diamand Elshani dhe Koordinatorja Qëndresa Ibrahimi. Të dyja palët u shprehën se janë në favor të bashkëpunimit të ndërsjelltë me theks të veçantë në reformat në drejtësi dhe në përmirësimin e legjislacionit që do të lehtësonin shumë edhe të bërit biznes në vend.