Më 21 Shkurt 2024, Oda Tregtare Kosovaro Turke vizitoi Odën e Prizrenit (Oda e Ndërrmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit. Përfaqësuesit e OTKT-së u pritën nga kryetari i Odës së Ndërrmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci dhe delegacioni që e shoqëronte. Qëllimi i takimit ishte zhvillimi i bashkëpunimit me organizatat partnere dhe aktorët lokalë në kuadër të bashkëpunimit rajonal. Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduri tha se bashkëpunimi me aktorët ekonomikë do të vazhdojë me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal dhe lokal dhe rritjes së kontakteve. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i OTKT-së Esin Muzbeg foli për aktivitetet dhe shërbimet e Odës. Në anën tjetër Kryetari Tejeci foli për aktivitetet e Odës së Prizrenit dhe shprehu kënaqësinë e tij për zhvillimin e bashkëpunimit me OTKT-në. Në fund të takimit u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit, e cila parashikon zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave.