Lajme

Lajme nga Oda

Takimi online për prezantimin e Kosovës u mbajt nga OTKT dhe Ministria e Industrisë së Turqisë

10.05.2021

05.10.2021 -Është zhvilluar një takim online mes anëtarëve të Bordit të OTKT-së dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Industrisë së Turqisë. Në takim u diskutuan mundësitë dhe sektorët në fushën e zhvillimit rajonal. Prezantimin për Odën dhe vendin e bëri Esin Muzbeg, Sekretari i Përgjithshëm i OTKT-së.. Gjithashtu nga OTKT pjesëmarrës ishin edhe Kryetari i Odës Abdurrahman Balkız, Drejtori i Përgjithshëm i BKT Kosovë, Suat Bakkal, Drejtori i Përgjithshëm i TEB Kosovë, Orçun Özdemir, Drejtori i Ziraat Bank në Kosovë, Meriton Sunduri dhe Drejtori i İş Bank në Kosovë, Oğuzhan Ceylan. Ndërsa edhe një delegacion i Ministrisë së Industrisë së Turqisë, i kryesuar nga shefi i departamentit Mustafa Caner Meydan ishin pjesëmarrës.