Lajme

Lajme nga Oda

OTKT VIZITON ANETARIN E RI CASA ITALIA

12.10.2021

12.10.2021 - Esin Muzbeg, Sekretari i Përgjithshëm i Odës Tregtare Kosovaro Turke ka vizituar kompaninë Casa Italia, një nga anëtarët e rinj të Odës. Muzbeg foli për qëllimin dhe aktivitetet e themelimit të Odës dhe tha se synojnë zhvillimin e ambientit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë me përkrahjen e sektorit privat. Duke u shprehur se OTKT mund të veprojë si ndërmjetësues për pjesëmarrje në panaire të ndryshme, Muzbeg tha se kanë ndihmuar në organizimin e delegacioneve të përbashkëta të biznesit dhe takimeve bilaterale të bizneseve. Menaxherja e kompanisë Birsen Şporta deklaroi se kompania që operon në sektorin e mobileve bashkëpunon më së shumti me Turqinë. Şporta u ankua për paqëndrueshmërinë e fundit të çmimeve ku deklaroi se industria duhet të mbështetet nga kompanitë kryesore që përfaqësojnë dhe mekanizmat e qeverisë duhet të jenë më të qëndrueshme në treg.