05.08.2021 - Takimi i parë me dhjetë anëtarët e Bordit të përcaktuar në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme është mbajtur në zyrat e OTKT-së. Abdurrahman Balkız, Kryetar (BKT), Suat Bakkal, anëtar (BKT); Ayhan Demirkıran, anëtar (Atlantik Group); Kerrar Yuksel, anëtar (THY); Kenan Güler, anëtar (Air Energy-Guris), Orçun Özdemir, anëtar (TEB); Sidar Vural, anëtar (IsBank), Emir Çeko, anëtar (Newko Balkan) ishin prezent në këtë takim.
Meriton Sunduri nga Ziraat Bank u zgjodh zëvendëskryetari i parë si dhe si dhe mbikëqyrës i financave të Odës, ndërsa Ayhan Demirkıran nga Atlantik Gruop u zgjodh zëvendëskryetari i dytë. Pas zgjedhjeve u diskutua për projektet, aktivitetet dhe bashkëpunimin afatshkurtër dhe afatgjatë të Odës me institucionet dhe organizatat tjera.