Lajme

Lajme nga Oda

Zgjidhet Bordi i OTKT-së

30.07.2021

30.07.2021 - Me emërimin e 3 anëtarëve nga kategoritë tjera të Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT), është kompletuar Bordi i Drejtorëve prej 13 personash. Si rezultat i konsultimeve, sipas nenit 9.3 të statutit dhe me vendim të Kryesisë 3 anëtarë nga kategoritë të ndryshme të Odës janë emëruar në bord. Bordi përfshinë edhe Shkollat ​​Maarif, UNION dhe KS Group. Bordi i Drejtorëve të OTKT-së përbëhet nga përfaqësuesit e mëposhtëm të kompanive:


1. BKT Kosova

2. Atlantik Group

3. Ziraat Bank Kosova

4. TEB Kosova

5. İş Bank Kosova

6. KEDS

7. Limak Kosova - International Airport

8. THY - Kosova

9. Newko Balkan

10. Air Energy - Güriş

11. Shkollat Maarif

12. Union

13. KS Group