09.03.2021 – Anëtari i Bordit të Drejtorëve në Odën Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) njëkohësisht përfaqësuesi i Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Kosovë, Mesut Özbaysar përfundoi detyrën e tij në Kosovë për të vazhduar punën e tij si përfaqësuesi i shkollave Maarif në Shqipëri.
Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë,njëkohësisht Kryetari i Nderit i OTKT-së Çağrı Sakar, i dorëzoi një dhuratë falënderimi z.Mesut Özbaysar dhe i uroi sukses në detyrën e tij të re. Edhe Nënkryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran në emër të kompanisë Atlantik Group, në shenjë falënderimi i dorëzoi një dhuratë z.Özbaysar. Në fjalimin e tij Özbaysar deklaroi se përfaqësuesit e botës së biznesit të cilët u bashkuan në Kosovë në kuadër të OTKT-së janë në një bashkëpunim shumë produktiv dhe tha se bashkëpunimi me shkollat Maarif, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.