Lajme

Lajme nga Oda

Vizita e dytë nga Shkollat Maarif në OTKT

01.11.2021

01.112021 - Kryetari i Odës Tregtare Kosovaro Turke Abdurrahman Balkız, priti një delegacion nga Shkollat Maarif. Mahmut Özdil, Anëtari i Bordit i Fondacioneve Maarif në Turqi, Kemal Bulut, Koordinatori i Rajonit Evropian dhe Oğuz Hamza Yılmaz, Drejtor i Përgjithshëm i Shkollave Ndërkombëtare Maarif në Kosovë vizituan OTKT-në. Gjatë takimit, u diskutuan aktivitetet dhe çështjet e bashkëpunimit të dy institucioneve. 

Kryetari i Odës, Abdurrahman Balkız, tha se shkollat ​​Maarif me vizionin e tyre dhe me cilësinë e ofruar fituan një status të mirë në vend në një kohë të shkurtë. Mahmut Özdil, Anëtari i Bordit i Fondacioneve Maarif në Turqi, tha se shohin përfitimet e veprimit së bashku me institucionet si OTKT brenda sektorit privat që marrin pulsin e shoqërisë. Të dy institucionet shprehën qëndrimet e tyre të përbashkëta për vazhdimin e konsultimeve dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shkollat ​​Maarif në Kosovë, e cila është edhe anëtare në Odë.