Oda Tregtare Kosovaro Turke (OTKT) emëroi ish drejtorin e Bankës Ziraat në Kosovë z.Meriton Sunduri, si Drejtor Ekzekutiv të OTKT-së. Sunduri me të filluar detyrën e tij, falënderoi Bordin e Drejtorëve për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Ai theksoi se synon rritjen e aktiviteteve dhe efektivitetit të Odës si dhe tërhoqi vëmendjen e bashkëpunimit me anëtarët me një plan efektiv pune. Ndër objektivat e OTKT-së për vitin 2024, si dhe çështjet prioritare janë rritja e anëtarësimit, thellimi i bashkëpunimit dhe jo vetëm.