Lajme

Lajme nga Oda

Arti u bë shpresë !

19.04.2023

Në mbrëmjen e 18 prillit në Hotel Emerald u mbajt programi përmbyllës i fushatës donatore “Umut için Sanat”, organizuar nga Instituti Yunus Emre, në bashkëpunim me Odën Tregtare Kosovaro Turke dhe sponsorizuar nga HIB Petrol.

Të ardhurat nga shitja e pikturave të dhuruara nga piktorët kosovarë do të përdoren për shërimin e plagëve të tërmetit të ndodhur në Turqi dhe për solidaritet me të prekurit nga tërmeti.

Në aktivitetin “Umut için Sanat” morën pjesë presidentja Vjosa Osmani Sadriu, ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka, ambasadori i Turqisë në Prishtinë z.Sabri Tunç Angılı, kryetari i OTKT-së z.Abdurrahman Balkız, si dhe deputetë, artistë, biznesmenë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme.

Në fjalën e saj, presidentja Vjosa Osmani Sadriu tha se ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit të cilët kanë marrë pjesë në përpjekjet e shpëtimit në zonën e tërmetit në Turqi, janë krenari për Kosovën.Znj. Osmani-Sadriu u shpreh se do t'i jetë gjithmonë mirënjohëse Turqisë, e cila hapi dyert për shumë azilkërkues të Kosovës në ditët më të zeza të Kosovës, dhe tha se Kosova solidarizohet duke i shtrirë dorën e ndihmës viktimave të tërmetit.

Në fjalimin e tij ambasadori i Turqisë në Prishtinë, z.Sabri Tunç Angılı, tha se janë bërë bashkë për shkak të një ngjarjeje tragjike, por kjo ngjarje tragjike ka treguar edhe një herë se sa e thellë është miqësia dhe vëllazëria mes Kosovës dhe Turqisë. Angılı falënderoi ata që morën pjesë dhe kontribuan në fushatën “Umut için Sanat“ dhe deklaroi se është shtuar një urë e re miqësie ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Duke folur në emër të Odës Tregtare Kosovaro Turke e cila ka bërë donacionin e parë, z.Abdurrahman Balkız ka deklaruar se është shumë i prekur për shkak se ka ardhur nga një rajon që po ashtu është prekur nga tërmeti. Ai uroi që të gjitha kontributet e dhëna këtu të arrijnë në vendin e duhur në kohën e duhur dhe falënderoi ata që kontribuan.

Gjatë mbrëmjes së djeshit, një nga anëtarët e Odës sonë i cili njëherësh është edhe përfaqësuesi i BKT-së z.Suat Bakkal, deklaroi se do të donin të bënin donacion dhe pikturën e marrë ti ja dhuronin Presidencës së Kosovës. Ndër anëtarët tanë të tjerë që bën donacion në fushatën “Umut için Sanat” ishin z.Orçun Özdemir që përfaqëson TEB-in, z.Amir Tusuni që përfaqëson HIB Petrol, z.Ideal Qollaku që përfaqëson Infinit Shpk, z.Ayhan Demirkıran që përfaqëson Atlantik Group si dhe z.Şenol İkiz që përfaqëson Simtex-in.

Donacionet e mbledhura në kuadër të fushatës “Umut için Sanat” do të transferohen në Turqi përmes llogarive të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë.