18.10.2023 – Vazhdojnë vizitat e Odës Tregtare të Ankarasë (ATO) në Kosovë.
Dje Oda Tregtare Kosovaro Turke ka bërë një prezantim delegacionit të Odës Tregtare të Ankarasë (ATO) të kryesuar nga kryetari i saj Gürsel Baran. Në takimin e mbajtur në hotelin Premium Park në Prizren, këshilltarja e tregtisë Gözde Eroğlu dha informacione për mjedisin e investimeve të huaja në Kosovë. Eroğlu bëri të ditur se ka një tendencë drejt energjisë së gjelbër për anëtarët e ATO-s të cilët ishin të interesuar për çështjet e energjisë. Ajo bëri të ditur se është hapur një tender për energjinë diellore 100 MW, dhe se projektet e energjisë së rinovueshme pritet të vazhdojnë. Nga ana tjetër, Eroğlu u ndal në marrëdhëniet ekonomike dhe bashkëpunimin me Turqinë, ku theksoi se ka disa mangësi në çështjet si zonat e organizuara industriale dhe se mund të ndahet përvoja e Turqisë në këtë çështje.
Në anën tjetër kryetari i Odës së Tregtisë së Ankarasë, Gürsel Baran, foli për fuqinë institucionale të ATO dhe deklaroi se ajo ka 160 mijë anëtarë që operojnë në të gjithë sektorët. Kryetari Baran bëri të ditur se qëllimi i kësaj vizite është zhvillimi i marrëdhënieve tregtare dhe kontributi në ekonominë e Kosovës duke u ndalur në rëndësinë e balancimit të vëllimit tregtar ndërmjet të dy vendeve. Gürsel Baran përmendi se në Ankara rëndësi të veçantë ka edhe industria mjekësore dhe e mbrojtjes, të cilat kanë vlerë të shtuar të lartë dhe foli për potencialin e bashkëpunimit në këto fusha.
Ndërsa , Sekretari i Përgjithshëm i Odës Ekonomike, Esin Muzbeg, deklaroi se një studim fizibiliteti për menaxhimin e zonave të organizuara industriale në Kosovë mund të bëhet me mbështetjen institucionale të ATO. Duke iu referuar çështjes së balancimit të tregtisë, Muzbeg tha se një pjesë e konsiderueshme e produkteve të eksportuara nga Kosova në Turqi e përbëjnë kompanitë turke që kanë investuar në Kosovë. Muzbeg poashtu theksoi se edhe investimet në Kosovë duhet të rriten për të balancuar vëllimin tregtar. Më pas, duke folur për profilin e vendit dhe mjedisin investues, Muzbeg prezantoi kushtet e të bërit biznes në Kosovë, sektorët potencialë dhe analizën SWOT të Kosovës.