15.12.2021 - Në bashkëpunim me Odën Tregtare Odën Tregtare Maqedonase Turke-MATTO, me Odën Tregtare Kosovaro Turke-OTKT dhe me Shoqatën e Biznesmenëve dhe Zejtarëve ESNAF, sot (14.12.2021) në kryeqytetin Shkup është mbajtur takim për zhvillimin e marrëdhënieve trepalëshe socio-ekonomike ndërmjet Turqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në takimin e mbajtur në Double Tree Hilton në Shkup pjesëmarrës ishin Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Fatmir Bytyqi, Ministri i Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës Fikrim Damka, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shkup Hasan Mehmet Sekizkök, Kryetari i MATTO-së Aydoğan Ademoski, Nënkryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran, Kryetari i Shoqatës ESNAF Varis Xhejlani, si dhe shumë të ftuar nga bota politike dhe e biznesit.
Pas hapjes, në takim u diskutua për të dhënat ekonomike dhe mundësitë për investime në rajon. Përfaqësuesit e MATTO-së dhe OTKT-së prezantuan para pjesëmarrësve mundësitë e investimeve në Maqedoni dhe Kosovë. Në fund të takimit, kryeatarı i MATTO-së, Aydoğan Ademoski, nënkryetari i OTKT-së, Ayhan Demirkıran si dhe kryetari i Shoqatës ESNAF, Varis Xhejlani, nënshkruan protokollin trepalësh të bashkëpunimit.Nënkryetari i OTKT-së Ayhan Demirkıran tha se nëse vendet e Ballkanit Perëndimor tërheqin më shumë investime, ato do të bëhen më të forta ekonomikisht dhe do të forcojnë njëra-tjetrën. “Ndaj ne mbështesim hapat e ndërmarrë për lehtësimin e tregtisë mes vendeve të rajonit dhe me Turqinë si për lehtësimin e procedurave doganore, harmonizimin e standardeve të kërkuara, me pak fjalë, gjërat për t'i hapur rrugën e tregtisë. Po kështu, ne mendojmë të inkurajojmë zhvillimin e politikave që janë të pajtueshme me njëra-tjetrën për investime. Një prezantim mbi ekonominë e vendit bëri edhe ekspertja e ekonomisë të OTKT-së, Berna Safçı.