Lajme

Lajme nga Oda

Faleminderit Anëtarëve Tanë

23.04.2020

23.04.2020 - Përhapja e pandemisë COVID-19 goditi rëndë të gjitha vendet, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në aspektin ekonomik. Prandaj, është shumë e rëndësishme që në këtë proces sfidues të jesh në solidaritet dhe të ndihmosh personat në nevojë. Në këtë kontekst, i falënderojmë anëtarët tanë për ndjeshmërinë e treguar.

Në kuadër të një kërkese të cilën ka pranuar Oda, pjesëmarrja në fushatën e ndihmës "Koha për të ndihmuar" e koordinuar nga Shoqata “İlkem” në Kosovë, u diskutua dhe u aprovua nga Bordi i Drejtorëve. Oda Tregtare Kosovaro Turke me mbi 300 pako ushqimore të arritura deri më tani do tu ofrojë ndihmë familjeve në nevojë. Ne dëshirojmë të falënderojmë kompaninë Atlantik Group për ndihmën në përgatitjen e këtyre pakove si dhe anëtarët tanë, ku secili prej tyre kontribuoi me 50 pako ndihmë.

Faleminderit, Banka Kombëtare Tregtare (BKT);

Faleminderit, TEB Sh.A.;

Faleminderit, İş Bankası – Kosovë;

Faleminderit, KEDS;

Faleminderit, Ziraat Bankası – Kosovë

Faleminderit, Atlantik Group.

Fushata “Koha për të ndihmuar” do të vazhdojë gjatë gjithë muajit të Ramazanit. Anëtarët tanë të cilët dëshirojnë të përcjellin ndihmën e tyre gjatë këtij muaji i lusim të kontaktojnë me OTKT-në.

Tani është koha për të ndihmuar, "Dhuroni për familjet në nevojë; Le të jetojë vëllazëria”