06.08.2021 - Pas konsultimeve në Bordin e Drejtorëve, OTKT konfirmoi rëndësinë e kontributit në projektet e UNICEF-it për ofrimin e punësimit të të rinjve dhe mbështetjen e fëmijëve, veçanërisht atyre me aftësi të kufizuara. Sekretari i Përgjithshëm i OTKT-së Esin Muzbeg dhe Ekspertja e Ekonomisë Berna Safçı vizituan zyrën e UNICEF-it në Kosovë më 6 gusht për të vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit në këto fusha. Është arritur një marrëveshje ndërmjet anëtarëve të korporatës të Odës dhe UNICEF-it për zhvillimin e bashkëpunimit dhe nënshkrimin e projekteve mbështetëse.