Raportet

Raportet nga Oda

Draft Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022 – 2031

Draft Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022 – 2031

Qeveria e Kosovës më 18 nëntor 2021 themeloi një grup punues për të hartuar një strategji të re për energjinë. Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031, mbi të cilën është duke u punuar për një kohë të gjatë, synon të dekarbonizojë tregun e energjisë deri në vitin 2050, në mënyrë dinamike të rrisë burimet e ripërtëritshme të energjisë, të krijojë kapacitete të reja për akumulimin e energjisë, të rrisë efikasitetin e energjisë dhe të mbrojë konsumatorët në nevojë dhe grupet sociale të ndjeshme ndaj tranzicionit.

Në këtë studim kemi realizuar një përmbledhje të shkurtër të strategjisë kombëtare të energjisë e cila është duke u punuar nga Qeveria e Kosovës që nga data 18.11.2021, ku kemi vlerësuar parashikimet e saj dhe kemi paraqitur pikëpamjet dhe sugjerimet e OTKT-së.

 

Draft Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022 – 2031 - Download PDF