Ky punim është përgatitur për të dhënë informacione mbi zhvillimet makroekonomike në tregjet ndërkombëtare mes viteve 2022-2023 dhe parashikimet apo pritshmëritë për ekonomitë botërore.
Në punim është studiuar rreth perspektivës makroekonomike të vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim e sipër, parashikimet dhe pritshmëritë e rritjes ekonomike sipas rajoneve, ndërprerjet që mund të ndodhin në tregjet financiare, normat e interesit dhe inflacionit, ndikimi i politikave monetare ekspansioniste dhe të shtrënguara, rritja ose zvogëlimi i shpenzimeve publike dhe ekonomia si një rezultat i vendimeve të marra nga politikëbërësit dhe aktorët ekonomikë. Baza e këtij punimi është të përcjellë zhvillimet e ekonomisë botërore për dy vitet e fundit dhe të tregojë pritshmëritë për të ardhmen.